Miratohet pa opozitën Kodi Zgjedhor

Parlamenti ka votuar sot vetëm me votat e shumicës parlamentare ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor dhe të Ligjit për Financimin e Partive Politike.
 
Këto ndryshime, të cilat kaluan paraprakisht filtrin e OSBE/ODIHR-it, ishin kërkesa të Komisionit Evropian në Dialogun e Nivelit të Lartë me BE-në, së bashku me ligjin për dekriminalizimin e shpifjes.

Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase bojkotoi votimin e dy akteve.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button