Këshilltari i Kisella Vodës arrestohet në Stamboll me 23 kg heroinë

Tome Dimishkovski, këshilltar në komunën e Kisella Vodës nga radhët e partisë TMRO – VEP dhe kryetar aktual i Komisionit regjistrues të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë (FBM), tashmë disa muaj gjendet në burg të Stambollit pasi nga fundi i majit të këtij viti është arrestuar në aeroport me 20 kilogramë heroinë.

Sipas informatave jozyrtare, droga është gjetur në çantën e mbesës së tij të mitur, e cila në ato momente gjendej në duart e Dimishkovskit.
Këshilltari është arrestuar pasi policia turke në aeroport e kontrolloi për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë dhe të nervikosur. Momentalisht kundër tij është duke udhëhequr procedurë para organeve gjyqësore turke, por duke marrë parasysh sasinë e madhe të drogës së konfiskuar tek ai, pritet që Dimishkovski të përballet me dënim shumëvjeçarë me burg.

Siç u mësua nga burime prej komunës, krahas asaj se autoritetet lokale e kanë ditur për rastin, ata e kanë fshehur plot gjashtë muaj, që madje të hënën t’ia marrin imunitetin e këshilltarit.
Sipas rregullores, nëse këshilltari nuk paraqitet në Këshill në tre seanca, Këshilli doemos duhet t’ia merr mandatin.

Dimishkovski është edhe zyrtar i lartë në FBM, prej ku informojnë se krerët e basketbollit të Maqedonisë nuk e kanë ditur për arrestimin në Stamboll. Ai është edhe ish komisar për garime. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button