S’ka më pensione për të vdekurit

Takimi i përfaqësuesve të fondeve publike pensionale të shteteve të ish-Jugosllavisë i cili mbahet në Shkup më së shumti mbahet që të zgjidhet njëri nga problemet më të mëdha me të cilën fondet janë përballur, e ai është pagesa e pensioneve për persona që kanë vdekur.

“Shpresoj se në takimin me disa shtete do të dakordojmë shkëmbim elektronik të të dhënave, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë do të zvogëlohen pensionet e paguara të pandërgjegjshme për njerëzit që vdesin. Ne në Maqedoni, por edhe kolegët tjerë në shtetet tjera, nuk marrim informata me kohë dhe ndodh që t’u paguajmë pensione njerëzve që kanë vdekur,deklaroi drejtori i Fondit, Bekim Neziri.

Në takimin marrin pjesë edhe ministri i Punës dhe Politikës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski i cili konsideron se thuajse të gjitha vendet që kanë dalë prej një sistemi të përbashkët përballen me probleme të ngjashme.

“Shkëmbimi i përvojave është me rëndësi të madhe edhe për fondin republikan të Maqedonisë, por edhe për fondet e shteteve tjera, tha Ristovski i cili i informoi përfaqësuesit për reformat qeveritare kushtuar pensionistëve.

Maqedonia është nikoqir i takimit rajonal të drejtorëve të përgjithshëm të fondeve publike pensionale nga Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Republika Sërpska. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button