Sindikatat dhe jelekverdhët së bashku në protesta në Francë

Sindikatat dhe jelekverdhët sot mbajnë tubime në Amien, Lion, Nicë, Nansi, Paris dhe qytete të tjera franceze, në shenjë proteste për shkak të reformave pensionale. Njëkohësisht vazhdon greva në transportin publik, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Greva në transport, e cila po zgjatë tashmë 24 ditë, seriozisht është duke i prishur planet e francezëve për shkuarje apo kthim nga pushimi gjatë festave të fundvitit.

Disa sindikata bënë thirrje për protesta sot, të cilave iu bashkangjitën edhe jelekverdhët, posaçërisht në kryeqytetin e Francës.

Janë vërejtur përplasje mes jelekverdhëve dhe forcave të policisë, ndërkaq është përdorur edhe gazio lotsjellës.

Tani për tani nuk pritet zgjidhje të konfliktit social për reformën në sistemin pensional, duke pasur parasysh se Qeveria, sipas të gjitha gjasave po i zvarritë negociatat, të cilat janë caktuar madje për 7 janar, duke shpresuar se numri i demonstruesve do të pakësohet, ndërsa opinioni do të kthehet kundër tyre për shkak të bllokimit të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button