Një grua u vë binjakëve emrat Barack Obama dhe Mitt Romney

Një grua nga Kenia, e cila lindi dje binjakë, pikërisht në ditën kur Barack Obama u rizgjodh president i SHBA-ve, i ka emërtuar fëmijët e saj me emrin e presidentit amerikan dhe të rivalit të tij republikan, Mitt Romney.
 
BBC njofton se Millicent Owuor, 20 vjeçare, i lindi binjakët në një spital të Kenisë Perëndimore, në afërsi të fshatit Kogelo të paraardhësve të Obamës, ku festimet për fitoren e presidentit veçse kishin filluar.
 
Ajo pozoi para fotografëve, duke i mbajtur në duar të sapolindurit, njofton BBC./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button