Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet në disa ligje

Në seancën e 123-të të Kuvendit të RMV-së, me procedurë të shkurtër janë miratuar disa ndryshime dhe plotësime të disa ligjeve, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë u votuan 17 ligje.

Ndryshimet dhe plotësimet te Ligji për mbrojtje shëndetësore dhe për tatimin e të ardhurave personale kaluan sot, ndërsa në lexim të dytë kaloi plotësimi i Ligjit për shërbim në armatë, si dhe Propozimi i interpretimit autentik të nenit 161-të nga Ligji për mbrojtje shëndetësore.

Në diskutimin për ndryshimet dhe plotësimet e këtij Ligjit të fundit, pati debat ndërmjet opozitës dhe pushtetit, duke u përfshirë edhe ndërtimi i Qendrës së re klinike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button