Një tërmet prej 4.9 ballë goditi Turqinë
Një tërmet me fuqi prej 4.9 ballë sot ka goditur qytetin lindor turk Elazığ, bëri të ditur organi për katastrofa dhe urgjenca, raporton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e saj të internetit, Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në ora 10.02 të mëngjesit sipas orës lokale në një thellësi prej shtatë kilometrash me epiqendrën e tij poshtë rrethit Sivrice.
Vetëm një ndërtesë e zbrazët u raportua se është shkatërruar pas tërmetit.
Sipas guvernatorit të Elazığ, Çetin Oktay Kaldırım, asnjë humbje jete nuk u raportua. “Ne po monitorojmë zhvillimet”, tha ai AA.
Dridhja u ndje edhe në provincat e afërta përfshirë Malatya, Adiyaman dhe Şanlıurfa, me shkolla të pezulluara për gjatë ditës në Elazığ si masë paraprake.