Shqipëria rikuperohet 17 pozita në renditjen e FIFA-s

Renditja e FIFA-s në muajin nëntor e sheh Shqipërinë në një pozicion shumë më të mirë krahasuar me një muaj më më parë.

Skuadra e Xhani De Biazit ka rikuperuar 17 pozicione, duke u renditur në vendin e 67-të, teksa në fillim të tetorit kishte rrëshkitur në të 84. Kjo lëvizje e konsiderueshme në apsketin pozitiv ka ardhur pas dy përballjeve eliminatore të botërorit me Islandën dhe Slloveninë, ndaj të cilave përfaqëusesja kuqezi mori një humbje dhe një barazim. Gjithsesi suksesi me sllovenët e ka rritur ndjeshëm koeficientin e kuqezinjve, që e shohin tashmë veten në një pozicion më pozitiv.

Nuk ka ndryshime të rëndësishme në klasifikim sa i përket 10-shes më të mirë, Spanja vijon të jetë e para madje me differencë të konsiderueshme pikësh nga Gjermania e vendit të dytë.

Argjentina dhe Portugalia, përkatësishisht e 3 dhe e 4 kanë shkëmbyer vendet, ndërsa Italia e vendit të 5 ka mundur të lërë pas Anglinë dhe Holandën, që kanë humbur përkatësisht nga një pozicion. Bie në sy dalja jashtë 10-es e Uruguajit dhe Greqisë, ndërsa Brazili, 5 herë kampion i otës, edhe pse ka fituar një pozicion, vazhdon të klasifikohet poshtë skuadrave më të mira në botë, pikërisht në vendin e 13./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button