Për herë të parë në 200 vite, katedralja Notre Dame nuk mban meshën e Krishtlindjes

Për herë të parë në 200 vite, katedralja Notre Dame nuk mundi dot të mbante meshën e Krishtlindjes, si pasojë e zjarrit që shkatërroi strukturën e saj në prill.

Kështu, besimtarët katolikë francezë u mblodhën në kishën Saint-Germain l’Auxerrois.

“Nuk është e njëjta ndjenjë, por mbetet ende një meshë Krishtlindjeje,” tha një 16-vjeçare për The Guardian, transmeton Top Channel.

Ndërkohë, punëtorët vazhdojnë të riparojnë dhe rindërtojnë katedralen. Notre-Dame, pjesë e trashëgimisë botërore të Unesco-s, humbi një pjesë të strukturës së saj gotike, si pasojë e zjarrit që përfshiu godinën. Presidenti francez Emmanuel Macron caktoi një periudhë prej pesë vitesh, gjatë të cilës do të riparohet dhe rindërtohet godina 800-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button