Rita Ora me 25 nëntor në Shkup?

Me program të pasur artistik, me yje të estrades shqiptare nga vendi dhe bota, me 25 nëntor festimet e pavarësisë për 100 vjetorin do të fillojnë në Shkup, tha për Portalb, Artan Grubi nga këshilli organizativ.

‘Do të jetë një program tepër i pasur artistik, përveç fjalimeve të kryeministrave Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, për gjatë 2-3 orëve të manifestimit do të kemi shumë befasi të ndryshme. Genta Ismajli, Adrian Gaxha dhe shumë të tjerë kanë konfirmuar pjesmarrjen, presim konfirmin nga Ilir Shaqiri, ndërsa jemi duke tentuar të vëmë kontakt me Rita Orën’ tha Grubi.

Në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë pas datës 25 do të ketë manifestim qendror në Shqipëri. 

Gjithashtu do të mbahet konferencë shkencore nga USHT- ja dhe UEJL. 

Me 22 nëntor bëhet shënimi përvjetorit të kongresit të Alfabetit në Manastir si dhe do të ketë edhe tubim shkencor të grave Nermin Vlora dhe aktivitete shkencore sportive edukative kulturore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button