Kumanovë, Rreh bashkëshorten dhe e mbyll në bagazh

Dje pasdite rreth orës 15, një kumanovar 36 vjeçarë pasi është takuar me bashkëshorten në një takim të dakorduar, fizikisht e sulmoi.

Më automjet e dërgoi në vendin “Bedinski most”, ku me dhunë e nxori nga automobili dhe e rrahu. Më pas e mbylli në bagazh dhe e liroi në rrugën e njëjtë ku u takuan.

Kumanovarja 32-vjeçare kërkoi ndihmë mjekësore. Policia punon në zbardhjen e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button