(Video) Shkupi – qytet ku historia kryqëzohet me ardhmërinë

“Qyteti ku historia kryqëzohet me ardhmërinë”, është emri i video-klipit të ri turistik për Maqedoninë, i cili ka për qëllim t’i tërheq turistët përmes risive arkitektonike në kryeqytet, e i cili prej dje mund të gjendet në Youtube.

Krahas disa karakteristikave kryesore të Shkupit, në video-klipin ka përmendore të cilat janë ndërtuar në qytet gjatë disa viteve të fundit. Porta Triumfale, Kryqi Mijëvjeçar, Ushtari në kalë dhe Shtëpia e Nënës Terezë janë atraksionet të cilat duhet të tërheqin turistët.

Megjithatë, sikur në çdo reklamë tjetër qeveritare ku promovohet turizmi në Maqedoni, mungojnë shumë objekte që kanë përmbajte kombëtare shqiptare, ndër të cilat edhe Çarshia e Vjetër që është pjesa më atraktive e kryeqytetit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button