Shoqata e gjyqtarëve: Gjyqtarët duhet t’i kontrollojë Këshilli Gjyqësor dhe Anti-Korrupsioni

Këshilli drejtues i Shoqatës së gjyqtarëve i mbështet aktivitetet e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe Këshillit gjyqësor të RMV-së dhe konsideron se kontrolli i punës së gjyqtarëve dhe sjellja e tyre është punë e vazhdueshme nën kompetencën e këtyre dy institucioneve, shkruan Portalb.mk.

“Duke diskutuar për gjendjen aktuale të sistemit të gjyqësisë me theks në thirrjet publike për veting, pastrimin përkatësisht verifikim të punës së gjyqtarëve, Këshilli drejtues i  Shoqatës së gjyqtarëve pas debatit për termin “veting” dhe kushtëzimin e tij për ndryshime më të mëdha sociale dhe politike dhe çështje të tjera sociale (si zëvendësimi i fjalëve: ekzistim i nivelit të lartë i korrupsionit), qëllimet dhe rezultatet që duhen arritur, ka ardhur në përfundim se sistemi jonë i drejtësisë nuk është në gjendje të imponojë nevojën për një kontroll aq të gjerë të gjyqtarëve jashtë institucioneve ekzistuese të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”, njoftoi sot KD i Shoqatës së gjyqtarëve pas debatit për situatën aktuale në sistemin gjyqësor.

Këshilli drejtues, siç thuhet në deklaratë, i inkurajon gjykatësit të tregojnë profesionalizëm dhe integritet në punën e tyre dhe trajtimin e duhur të situatave të reja që shfaqen, ndërkohë që KD apelon për përmbajtje dhe mos të bëhet përgjithësim gjatë shfaqjes së kualifikimeve publike për sistemin gjyqësor.

“Këshilli Drejtues ka miratuar konkluzion për të filluar unifikim të qëndrimeve me Gjykatën Supreme dhe Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut rreth kësaj çështjeje”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button