‘E kam provuar’, balada e re e Gentës

Genta Ismajli është duke u përgatitur që shumë shpejt të kthehet në skenë me një baladë të quajtur “ E kam provuar”.

Pas një vere të nxehtë dhe të suksesshme, Genta këtë herë ka menduar të vijë me një baladë, e cila pritet të del në treg shumë shpejt.

Muzikën dhe tekstin e këngës e ka bërë Arsim Bunjaku, ndërsa Virusi do të kujdeset për aranzhimin e saj, transmeton Koha Ditore.

Sipas këngëtares, kënga flet për humbjen e një personi, të cilin gjithmonë do ta kesh në zemër.

Genta po ashtu është duke punuar edhe në disa projekte tjera, që do ta pushtojnë skenën muzikore shumë shpejt. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button