Kosovë, ambasada e SHBA-së porosi të qartë qeverisë së re

Ambasada amerikane në Kosovë ka dërguar një porosi të qartë për qeverinë e re.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-ve i ka bërë thirrje Qeverisë së re që të merret me eliminin e tendencës për shpenzimet e pamatura, transmeton Insajderi.

Po ashtu, kjo ambasadë ka kërkuar të eliminohet edhe trendi i emërimeve pa meritë dhe praktikave të tjera korruptive.

“A do ta tërheq qeveria e re trendin e shpenzimeve të pamatura, emërimeve pa merita dhe praktika të tjera korruptive për ta vendosur Kosovën në një rrugë të qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë fiskale? Ora po ec për ta parë këtë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj është kritikuar tej mase për shpenzimet e bëra për dreka e darka, shpenzime jashtë vendit e mjete tjera të hargjuara në forma të ndryshme pa asnjë nevojë nga buxheti i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button