?Struganët për 100 vjetorin marshojnë drejtë Vlorës

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në nderim të patriotëve dhe nënshkruesve të këtij akti të lartë që përfaqësuan krahinën e Strugës dhe Ohrit më Kuvendin e Vlorës, në Strugë për të kujtuar këtë ngjarje të rëndesishme të kombit shqiptar do të organizohet një marsh në drejtim të Vlorës.

Agim Dauti dhe Ajrush Miftari si bartës të këtij projekti, tregojnë se marshi ka për qëllim të kujtojë dhe njëkohësisht të vlerësojë kontributin e çmuar që ka dhënë Struga dhe Ohri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912.

Marshi do të nis më 25 nëntor nga Struga dhe do të përshkron qytetet e Elbasanit dhe Fierit me ç’rast marshuesit do t’i bashkohen ceremonive festive të këtyre qyteteve. Me këtë rast kryetarëve të këtyre bashkive të Shqipërisë do t’u dorëzohet nga një flamur kombëtar,ndërsa më 27 nëntor është planifikuar që struganët të mbërrijnë në Vlorë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button