Libraria e Çarshisë- voto dizajnin më të mirë të Pavarësisë (Foto)

Në sajë të aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë, Libraria e Çarshisë në Shkup ditë më parë ka përmbyllur konkursin për dizajn më të mirë me logo kushtuar kësaj date të rëndësishme të cilat do të vihen nëpër bluza.

Për momentin siç njofton pronari i Librarisë së Çarshisë Norik Selimi, vijon faza e votimit të dizajnit më të mirë në rrjetin Facebook.

“Konkursi ka qenë i hapur 30 ditë, kanë aplikuar 8 persona, ndërsa do të ketë dy fitues. Njëri fitues do të shpallet nga votuesit në Facebook ndërsa tjetri nga komisioni i cili përbehet nga profesori Nehat Beqiri, gazetari Nazim Rashidi dhe Bleta Begu menaxhere marketingu. Fituesit shpallen pas 10 dite, ndërsa bluzat do të kenë çmime simbolike’ tha Selimi.

Ndryshe votën për dizajn mund ta jepni në Fan page-in e Librarisë së Çarshisë ku mund ti shihni të gjitha fotot. https://www.facebook.com/librariaecarshise?fref=ts /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button