Shqipëri, kapet në Vlorë peshkaqeni Tigër 400 kilogramë

Një peshkaqen 400 kilogramë është kapur dje nga rrjetat e peshkatarëve të anijes “Pavarësia” në Vlorë.

Sipas ekuipazhit të anijes, gjithçka ka ndodhur rreth dy milje larg ishullit të Sazanit, ndërsa pas tri orësh nga hedhja e rrjetave të peshkimit është zbuluar se në njërën prej tyre kishte ngecur edhe një peshkaqen ende i gjallë. Për shkak të rrezikshmërisë të lartë mësohet se peshkatarët e kanë lënë atë të varur për një kohë të gjatë, derisa janë siguruar se ka ngordhur.

 Peshkaqeni ka qenë i llojit ‘tigër’, tepër i preferuar në restorante, ndërkohë që tregtohet me çmim më të ulët se i peshkut të zakonshëm për shkak të peshës. Peshkatarët rrëfejnë se është hera e parë që arrijnë të kapin një

peshkaqen të përmasave të tilla. Specialistët bëjnë të ditur se ushqimi i bollshëm ka tërhequr këtë peshkaqen drejt bregut, ndërsa numri i këtyre specieve në zona ku ata nuk jetojnë normalisht, shpjegohet edhe me ndryshimet klimaterike. Ambienti natyral i këtij peshkaqeni janë ujërat në Paqësor dheAustrali, apo zona tropikale.

Peshkaqeni tigër është specie në zhdukje, ndërsa njëkohësisht vendoset i dyti në listën e peshkaqenëve, pas atij të bardhë për sulme ndaj njerëzve./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button