Spanja pa qeveri tashmë 235 ditë

Spanja sot ka shënuar ditën e 235-të pa qeveri, pavarësisht dy cikleve të fundit zgjedhore, raporton Anadolu Agency (AA).

Me ligjvënësit të cilët janë të paaftë për t’u dakorduar për një qeveri të re, vendi u detyrua të zhvillojë dy herë zgjedhje të përgjithshme brenda një viti të vetëm, hera e parë në historinë e saj.

Zgjedhjet u mbajtën më 28 prill dhe 10 nëntor, me ç’rast bisedimet midis partive politike dështuan çdo herë.

Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) fitoi të dy palë zgjedhjet, por nuk arriti të fitojë shumicën në parlament.

Kryetari i PSOE dhe kryeministri i përkohshëm i qeverisë, Pedro Sanchez nënshkroi marrëveshje paraprake me Pablo Iglesias, kreun e partisë së majtë Unidas Podemos, dy ditë pas zgjedhjeve të 10 nëntorit. Por, ata nuk kanë mjaft ligjvënës për të formuar qeverinë.

Për të formuar qeveri të majtë të pakicës, PSOE ka nevojë për mbështetjen e Partisë së Majtë Republikane të Katalonjës (ERC), e cila ka kërkuar axhendë politike separatiste.

PSOE ka zhvilluar bisedime me ERC-në për më shumë se një muaj, por ende nuk ka rezultate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button