Eurodeputetët kërkuan që BE-ja para zgjedhjeve t’i jep datën RMV-së

Vendimi për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duhet të merret para zgjedhjeve, kërkuan deputetët evropianë anëtarë të Komitetit të përzier parlamentar RMV-BE, transmeton Portalb.mk.

Andreas Sheider, udhëheqësi i delegacionit të Parlamentit evropian në këtë Komitet, theksoi se nuk ka alternativë tjetër, sepse duhet brezat e rinj të RMV-së të bëhen anëtarë të plotfuqishëm në BE.

Aleksandar Jordanov, eurodeputeti ka propozuar që BE duhet të cakton datën para mbajtjes së zgjedhjeve në RMV. Ndërkohë, zv.ministri për punë të jashtme, Andrej Zhernovski theksoi se Qeveria e RMV-së është e kënaqur me rezultatet në rrugën eurointegruese.

“Jemi të vetëdijshëm se para nesh ka edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm është garanci  se do të arrijmë në përmbushjen e përcaktimeve tona strategjike”, tha Zhernovski.

Ai theksoi se refuzimi për marrjen e datës nga ana e BE-së, mund të provokon nxitjen e forcave regresive dhe nacionaliste në rajon.

“Debati për metodologjinë e re për procesin e zgjerimit e pranojmë  me mendje të hapur, ne mbështesim kontroll të madh dhe mbikëqyrje në zbatimin e reformave. Megjithatë, ai proces mundet dhe duhet të zhvillohet paralelisht me hapjen e negociatave”, theksoi Zhernovski.

Përndryshe, takimet e Komitetit do të përmbyllen nesër, ku pritet të miratohet Rekomandimi që ju drejtohet institucioneve të RMV-së dhe BE-së. Sonja Mirakovska e udhëheqë ekipin e RMV-së, që përbëhet nga: Betian Kitev, Zhaklina Lazarevska, Nikolla Poposki, Shpresa Hadri, Ivana Tufegxhiq, Ivana Stoilkoviq dhe Meral Uzeiri Ferati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button