Todorov: Ka apo s’ka grevë, mjekët do të paguhen sipas kontributit

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov nuk heq dorë nga modeli i pagesës sipas kontributit edhe përkundër asaj se mjekët paralajmërojnë grevë më 14 nëntor.

“Dëshirojnë të bëjnë grevë dhe do ta bëjnë. Më 14 nëntor do të ketë grevë, më 15 duhet të kthehen në punë. Dhe sërish do të duhet t’i fusin të dhënat në sistemin për pagesën sipas kontributit, tha Todorov.

Nëse mjekët mbajnë grevë një kohë të gjatë, ata nuk do të marrin rrogë, por do t’u paguhet vetëm kontributi i rrogës minimale.

Paralajmërimet e Sindikatës së pavarur të Qendrës klinike për grevën e përgjithshme, Todorov i konsideron si vendim politik të një grupi të njerëzve që dëshirojnë prej kësaj të nxjerrin befefit politik dhe se ky system do të prish komoditetin e dikujt.

Sipas tij, marrëveshja e ofruar e kësaj sindikate nuk ka bazë ligjore. Ai konsideron se Sindikata e pavarur nuk dëshiron të negocojë, porse qëllimi i saj është të organizojë grevë.
Listat që janë bërë, siç tha, duhej t’i mundësonte drejtorëve shqyrtim se kujt duhet dhënë rrogë, e kujt vetëm contribute, e jo të ushtrohet trysni. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button