Pendarovski u takua me liderët fetar

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut sot është takuar me përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend, transmeton Portalb.mk.

Në takim mori pjesë z.z. Stefan, kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, Sulejaman Rexhepi, reis i Bashkësisë Fetare Islame, Kiro Stojanov nga Kisha Katolike, Emil Zaev si kryetar i Përfaqësisë së Kishës Evangjelike – Metodiste, Berta Romano Nikoliq, kryetarja e Bashkësisë Hebraike dhe Darian Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

Si udhëheqës i shtetit, Pendarovski theksoi se bashkëjetesa dhe respektimi i dallimeve është vlera themelore e shtetit.

“Para kryetarëve dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare presidenti e theksoi përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me të gjitha bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut, në interes të mirëkuptimit dhe tolerancës së ndërsjellë. Presidenti Pendarovski shprehu rëndësinë e rolit të kryetarëve të bashkësive fetare në kultivimin e bashkëjetesës, si një parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe progresin e shtetit”, kumtuan nga kabineti i presidentit.

Paqja dhe respekti reciprok, u caktua si prioritet i gjithë përfaqësuesve të bashkësive fetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button