Kapet vrasësi i sigurimit në ‘Ali Baba’

Një tetovar njëzet e dy vjeçarë është arrestuar për shkak të vrasjes e cila para disa ditëve ndodhi në kafiterinë “Ali Baba” në Tetovë.

Bëhet fjalë për të dyshuarin M.L (22) i cili dje u arrestua në fshatin Siriçin, në afërsi të urës së lumit Vardar. Mbrëmë ai u paraqit para gjykatësit hetimor në Tetovë.

Nga policia thonë se djaloshi deri më tani nuk ka bërë vepra penale. Paraprakisht policia gjeti automjetin me të cilin kishte ardhur deri te vendi i vrasjes, ndërsa gjatë periudhës së fundit janë kryer më shumë kontrollime me qëllim që ta gjejnë.

Vrasja ngjau në Natën e Shtrigave. Derisa në restorantin mbahej një aheng privat, tre sulmues të panjohur u përleshën me sigurimin. Gjatë rrahjes u nxor thikë, me të cilin u vra njëri nga sigurimi, ndërsa dy të tjerët përfunduan me lëndime. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button