Borisov: Maqedonia duhet të respektojë historinë e të tjerëve nëse do në BE

Kryeministri bullgar Bojko Borisov në intervistë për gazetën greke “Etnos” deklaroi se Maqedonia vëllazërore duhet që ta respektojë Bullgarinë nëse dëshiron në BE.

Borisov në intervistë thekson se kur je anëtar i NATO-s dhe BE-së duhet gjithçka të pranosh në korniza reale dhe ta respektosh historinë e të tjerëve, qëndrimet e tyre.

“Qeveria në Shkup duhet t’i zgjidh problemet e saj në mënyrë evropiane, dhe kështu të mund ta fitojë mbështetjen tonë. Ky është parakushti kryesor për ardhmërinë evropiane të vendit. Po bëjmë përpjekje të mëdha që të mos i komentojmë gjërat që vijnë nga Qeveria e Shkupit. Njëkohësisht, jemi shume të brengosur nga filmi racist që e transmetuan në television, ndërsa tema është Bullgaria. Madje as gjermanët më nuk flasin për të. Rrëfimi është shumë i rëndë, dhjetëra milionë njerëz humbën jetën, por pse tani të bëhet film që vetëm Bullgarinë e tregon si shtet fashist”, theksoi Borisov.

Ai tha se nëse dëshirojmë të kemi zënka në Ballkan, të kapemi për Aleksandrin e Maqedonisë, për Siomeonin, për Goce Dellçevin dhe t’i fillojmë zënkat, ndërsa kemi mijëra arsye për përplasje. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button