U arrestuan 3 shqiptarët, pasi vranë policin

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të 15 dhjetorit, në Igalo në afërsi të qytetit Herceg Novi rreth 5 km larg kufirit kroat. Tre shtetas nga Shqipëria kanë vrarë me armë zjarri policin e Malit të Zi, Millutin Lekoviq.

Ndërsa mësohet se tre shtetas që fillimisht nuk kanë pasur me vete dokumenta identifikues kanë deklaruar se janë nga Kosova, transmeton OraNews.

Nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41 vjeçar Millutin Lekoviq.  Në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas tjerë nga Shqipëria Lulëzim Hasanaj 49 vjec dhe Nure Hasanaj 67 vjece.

Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë deklaruar se nuk posedojnë me vete mjete identifikimi dhe se janë nga Kosova. Nga ana tjetër mësohet se tre shtetasit janë ulur në pjesën e pasme të mjetit të policisë dhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë së Herceg Novit, shtetasi shqiptar Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41 vjecarin Millutin Lekoviq, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Risanit.

Nga të dhënat mësohet se shtetasi Luan Hasanaj është i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “tentativë vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Pasi ka qëlluar efektivin që mësohet se është pjesë e policisë kufitare të Malit të Zi Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj janë larguar ndërsa janë arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me policinë malazeze teksat këta tre tentuan të kalonin në Kroaci në vendin e quajtuar Fusha e Sutorinit.

Gjithashtu mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur në dorë edhe shtetasi Luan Hasanaj.

Tre shtetasit shqiptar janë arrestuar ditën e diele rreth orës 17:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button