RMV, Policia Financiare ka hapur dy lëndë kundër dy personave zyrtarë

Policia Financiare deri te Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër personit D.F., në cilësinë e drejtuesit të falimentuar dhe personit të autorizuar – nënshkrues i vetëm i llogarisë së Ndërmarrjes Publike për Rregullimin dhe Përdorimin e Tokës Ndërtimore në Gostivar – në falimentim, për shkak të ekzistimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”  dhe “Falsifikim ose shkatërrim të librave amë”, njofton Portalb.mk.

“I paraqituri D.F., në periudhën 2012-2018 me qëllim që të përfitojë pronë të paligjshme, e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar, në mënyrë që në kundërshtim me nenin 34 paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2 të Ligjit për Falimentim, ka ngritur dhe përvetësuar mjete në para në emër të harxhimeve materiale nga llogaria bankare e subjektit juridik me vlerë prej 4.199.700 denarë, për të cilën vlerë e ka dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë së Veriut.

Policia Financiare deri te Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër personit B.A. në cilësinë e kryetarit të Institutit të Revizorëve të Autorizuar në Maqedoninë e Veriut për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 2 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

“I paraqituri B.A., në vitin 2017-të e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar, duke anashkaluar procedurën e Ligjit për Revizion dhe Statutin e Institutit, ka dërguar shkresë me përmbajtje të pavërtetë deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në bazë të të cilës shkresë Qeveria ka miratuar vendim për emërim të personave Z.B.L. dhe N.M. për anëtarë të Këshillit për avancim dhe zhvillim të revizionit të Maqedonisë së Veriut, me çka i paraqituri B.A., ka mundësuar që personat e emëruar të përfitojnë në mënyrë të paligjshme pronë me vlerë prej 716.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button