Tokjo, u hap stadiumi ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike 2020

Sot në Tokjo u organizua ceremoni për hapjen e Stadiumit Kombëtar të Japonisë, ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stadiumi, ku krahas hapjes dhe mbylljes së Olimpiadës së 32-të do të realizohen edhe gara të atletikës dhe ndeshje futbolli, u hap me ceremoni në të cilën mori pjesë edhe kryeministri japonez Shinzo Abe.

Ndërtimi i stadiumit, projekti fillestar i të cilit u anulua për shkak të reagimeve si pasojë e kostos së lartë, filloi në vitin 2016.

Stadiumi me kapacitet prej 68 mijë spektatorësh ka kushtuar afro 157 miliardë jenë (1,4 miliardë dollarë).

Lojërat Olimpike Tokjo 2020 do të mbahen nga 24 korriku deri më 9 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button