Nëpunës në aeroport kanë vjedhur nga bagazhi i udhëtarëve

Shërbimet e sigurisë në “TAV Maqedoni” gjatë ditës së shtunë zbuluan se tre të punësuar në aeroportin “Aleksandri i Madh” dyshohet të kenë vjedhur gjëra me vlerë nga bagazhi i udhëtarëve.

Siç bëjnë të ditur nga “TAV Maqedoni”, bëhet fjalë për disa persona të punësuar në bartjen e bagazhit të udhëtarëve në agjencinë e fluturimit “Air Berlin”.

Në kumtesë thuhet se për ndëshkimin e të punësuarve të kyçur në aksidente të tilla vendos komisioni disiplinor dhe ndërmerren masat përkatëse. Ndërsa, për aspektin penal, policia dhe organet kompetente të Maqedonisë do të ndërmarrin masat përkatëse./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button