Jankulloska në konferencën e ministrave të brendshëm në Romë

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska do të merr pjesë në konferencën e ministrave për punë të brendshme të shteteve-anëtare në Parlamentin gjeneral të Interpolit, që sot do të mbahet në Romë.

Është paraparë që Jankullovska të drejtohet në konferencë, me të cilën do të shqyrtohen tema të ndryshme nga sfera e sigurisë.

Në margjinat e konferencës, siç është paralajmëruar, ministrja Jankullovska dhe kolegu i tij australian do ta nënshkruajnë memorandumin për bashkëpunim me MPB-në dhe Policinë federale australiane për luftim kundër kriminalitetit transnacional dhe zhvillim të bashkëpunimit policor.

Në Parlamentin e tetëdhjetë e një të Interpolit që do të mbahet prej sot e deri më 8 nëntor në Romë, me temën “Sfidat policore në ballafaqim me kriminalitetin e dhunshëm bashkëkohor”, do të debatohet në më shumë problematika lidhur me sigurinë, si në përgjithësi, ashtu edhe në kontekst rajonal  dhe global të ngjarjeve, si dhe për gjendjet aktuale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button