Detaje nga zjarri që kaploi ndërtesën në Tetovë

Në një ndërtesë gjashtë katëshe në qendër të Tetovës sot në ora 11:15 ka shpërthyer zjarr, jozyrtarisht si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit, Nga Njësiti i Zjarrfikësve Tetovë thanë se situata ka qenë e rëndë dhe se janë evakuuar rreth 10 njerëz nga ndërtesa e cila ka qenë e mbushur me tym si dhe në temperatura shumë të larta, njofton Portalb.mk.

Si pasojë e zjarrit, në Spitalin e Tetovës janë pranuar gjithsej 12 persona, te të gjithë janë vërejtur shenja paniku. Vetëm një nga ata është ne gjendje të rënde dhe i njëjti është transferuar në Spitalin Klinik të Shkupit. Nga Njësiti i Zjarrfikësve Tetovë thanë se procesi i evakuimit të zjarrit ka zgjatur më shumë se 1 orë dhe se tani situata është qetësuar.

“Shumë qytetarë na janë paraqitur rreth orës 11:15 për të na njoftuar në lidhje me zjarrin, në ndërtesën gjashtë katëshe zjarri ka shpërthyer në katin e tretë. Brenda saj ka qenë prezent vetëm një person, kemi evakuuar rreth 10 persona nga ndërtesa për arsye se temperaturat ishin shumë të larta si dhe kishte rrezik për helmim”, tha Uka Aliti, nga Njësiti i Zjarrfikësve Tetovë.

Foto nga zjarri në Tetovë
Foto nga zjarri në Tetovë

Nga Spitali Klinik i Tetovës na thanë se kanë pranuar gjithsej 12 persona me shenja të panikut, gjysma prej tyre kanë qenë në gjendje për trajtim kurse të tjerët janë lëshuar në shtëpi.

“Në repartin tonë kemi pranuar konkretisht 12 persona, shenjat e para kanë qenë shenja të panikut si dhe ndotje e trupit nga tymi. Tretman specifik kanë marrë vetëm gjysma prej tyre, momentalisht të gjithë janë lëshuar në shtëpi përveç një rasti i cili është dërguar në Shkup”, thanë nga Spitali Klinik i Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button