Pendarovski: 90% e ambasadorëve të propozuar janë diplomatë me karrierë

Mbi 90% e ambasadorëve të propozuar janë diplomatë me karrierë, gjegjësisht të punësuar profesional në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në Forumin Rajonal të Antikorrupsionit SELDI, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se profesionalizimi i ambasadorëve ka qenë një ndër përkushtimet e tija të para kur është bërë president dhe një ndër parimet në të cilat ka insistuar në konsultimet e tija të para me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Përpara se të dërgohet ambasadorët e ardhshëm, duhet që të kryhen disa procedura dhe ata gjithashtu duhet ta prezantojnë programin e tyre përpara komisionit përkatës kuvendor.

“Dhe më tej do të kërkohet konfirmim prej shteteve në të cilat do t’i dërgojmë. Këtu ka një afat kohor, të cilën une e përmenda më herët, dhe dua edhe tani ta theksoj. Po afrohen zgjedhjet, më 3 janar vjen qeveria teknike, dhe shumë e rëndësishme është shpërndarja e kuvendit dhe mendoj se ajo do të ndodh më 11,12 prill. Pas asaj date nuk mundeni të punësoni, avanconi, qoftë nëpunës administrativ shtetëror, ose të dërgoni ambasadorë”, theksoi Pendarovski.

Ndryshe, dje Këshilli i Ambasadorëve ka dërguar vërejtje për Propozim Ligjin për punë të jashtme të RMV-së të propozuar dje nga Ministria e punëve të jashtme është se do të rritet më tepër dallimi mes kuadrove udhëheqëse në ministri në krahasim me numrin e kuadrove shërbyese administrative. Kjo sipas shoqatës, e bën Ministrinë e Punëve të Jashtme joefikase.

Këshilli i Ambasadorëve konsideron dhe është i bindur se kushti i domosdoshëm për krijimin e diplomacisë profesionale duhet të jetë që ambasadorët e ardhshëm të zgjidhen nëpërmjet konkursit të shpallur në MPJ dhe krijimin e ranglistave të kandidatëve të cilët kanë konkurruar dhe i kanë përmbushur kushtet dhe jo nëpërmjet hartimit të një liste nga ana e drejtorëve, sekretarit shtetit dhe shefave të kabineteve.

Këshilli i Ambasadorëve konsideron se emërimi i ambasadorëve (përveç NATO-s si nevojë emergjente) në kohën dhe kushtet kur partitë politike kanë hyrë thellë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare nuk e shpie në rrugë të mbarë vendin dhe atij nuk i sjell asnjëfarë dobie por edhe më tepër i acaron relacionet ndërpartiake midis pozitës dhe partive në opozitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button