Babai tenton ta vras të birin 19 vjeçarë

Pesëdhjetë e pesë vjeçari L.D nga Vinica penalisht do të përgjigjet, pasi dje pasdite tentoi disa herë ta lëndojë të birin e vet 19 vjeçarë, informojnë nga policia.

Sulmi ndodhi në shtëpinë në rrugën “Naum Naumovski Borçe”, nëVinicë, rreth orës 15:30. Sipas policisë zënka mes babit dhe të birit filloi pasi djaloshi ishte kthyer nga puna. Atëherë L.D e mori thikën e kuzhinës dhe filloi ta drejtojë kah i biri.

Por, nëna e djaloshit u përzi në grindjen dhe arriti t’ia merr thikën L.D, por ai nuk u ndal këtu, ndaj e mori sëpatën dhe vazhdoi ta ndjek djaloshin, i cili arriti të ikë.

Intervenoi edhe policia, ku L.D iu bë alkootest dhe u vërtetua se ka 1.92 promila alkool në gjak, informojnë nga MPB. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button