Debat për ligjin për letërnjoftim

Komisioni kuvendor për punë dhe politikë sociale në seancën e sotme do ta vazhdojë debatin për Propozim ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, sipas procedurës së shkurtuar, i parashtruar nga deputetët e shumicës qeveritare.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive janë ndryshmet e plotësimet e Kodit penal, të Ligjit për letërnjoftime, si dhe të Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, të gjitha në lexim të parë. Anëtarët e Komisionit do të debatojnë edhe për plotësimet e Kodit zgjedhor të parashtruar, si dhe për ndryshimet e Ligjit për trajnim për parashtresa dhe propozime, të gjitha në lexim të parë. 

Komisioni kuvendor për çështje ekonomike në seancën e sotme do të debatojë rreth Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shoqatat tregtare, në lexim të parë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button