Interi dështon, Napoli konfirmohet pretendent

Interi ka harruar të fitojë. Tre javë pas suksesit në derbin e Italisë me Juventusin, zikaltërit kanë harruar shijen e tre pikëve dhe këtë e konfirmojnë dhe në transfertën e Parmës, ku regjistrojnë të tretën ndeshje radhazi pa fitore pasojë e një loje të dobët dhe pa ide që ndëshkon të besuarit e Stramaccionit, të cilët në fund marrin atë që meritojnë humbjen.

Inter kishte mundësinë të reduktonte në vetëm një pikë diferencën me Juventusin kryesues por për të dytën javë radhazi milanezët nuk përfitojnë nga dhuratat e kampionëve dhe për pasojë dorëzohen në fund me rezultatin 1-0. Golin e fitores e shënun Sansone 15 minuta nga përfundimi pas një goditje në hyrje të zonës, e cila lë pak mundësi reagimi për Handanovic.

Napoli është ekipi që nxjerr maksimumin nga gabimet e rivalëve të tij. Jugorët dhe pse nuk luajnë mirë në transfertën e Kaljarit triumfojnë falë aftësive individuale të yjeve të tyre, me Marek Hamshik që vendos sfidën në minutën e 73-të dhe aktualisht janë të dytët vetëm dy hapa larg juventusit të kreut./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button