Ambasadori Hysa nderoi Arbën Xhaferin

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë Ylber Hysa, në kuadër të aktiviteteve në shënim të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, sot vendosi buqet lulesh në varrin e Arbën Xhaferit në Tetovë. 

Me këtë rast ambasadori Hysa krahas përkujtimit të figurës së Xhaferit, vlerësoj se sa shumë i mungon këtij vitit jubilar Arbën Xhaferi. “Arbër Xhaferi punën e fundit që nuk ka arritur ta bëjë është reflektimi mbi 100 vjetorin e Pavarësisë. 

Po përgatitej që me 28 nëntor në Vlorë të shpaloste vizionin e tij se si e kanë pasur shqiptarët jashtë Shqipërisë këto 100 vjet e fundit dhe kah më tutje. 

Kemi mbetur pa e dëgjuar mesazhin e tij të fundit kuptimplotë. Por, edhe pse varri mbetet i heshtur, vizita që i bëhet pikërisht me këtë përvjetor, mbetet prore një pelegrinazh inspirues për të reflektuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha ambasadori Hysa.

Lajme të ngjashme

Back to top button