PDSH zgjodhi kandidatin për komunën e Sarajit

Partia Demokratike Shqiptare sot mbajti kuvend zgjedhor në komunën e Sarajit. Në kuvendin zgjedhor të degës së PDSH-së në Saraj u zhvilluan punimet për zgjedhjen e kandidatit për kryetar komune dhe listës së këshilltarëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Për kandidat për kryetar komune u zgjodh Hazbi Nuredini, ndërsa për bartës të listës së këshilltarëve u zgjodh Xhevdet Fejzullahu.

Punimet e kuvendit zgjedhor i ndoqi edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, funksionarë të lartë të PDSH-së dhe deputeti i zonës ndërsa mysafir special ishte anëtari i kryesisë qendrore të AAK-së gjenerali Daut Haradinaj.

Fjalën e mori kandidati për kryetar komune Hazbi Nuredini i cili falënderoi kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, kuvendarët për besimin e dhënë duke u shprehur:

“Ndjej privilegjin të jem kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare, kam besim të plotë që unë si kandidat bashkërisht me listën e këshilltarëve do të arrijmë të legjitimohemi në zgjedhjet lokale dhe ti përvishemi punës për të ndryshuar gjendjen e rëndë të banorëve të komunës sonë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button