Thaçi: Askush s’ka të drejtë t’i arrestojë çlirimtarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i arrestojë luftëtarët e lirisë së Kosovës dhe as EULEX-i, prapa shpinës së institucioneve të Republikës së Kosovës, siç ishte rasti me ish-komandantin e UÇK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

“Askush nuk ka të drejtë të njollos luftën e UÇK-së e as EULEX-it tinëz dhe prapa shpinës së institucioneve të arrestojë luftëtarët tanë, si deputetin Fatmir Limaj. Kjo është fyerja më e rënd në këto ditë feste”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij më rastin e manifestimit qendror në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës, i cili përkon këtë vit me shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku FSK-ja parakalon për herë të parë me uniforma të reja. /Kosovapress/

Lajme të ngjashme

Back to top button