Izet Mexhiti në Tiranë, për festimet e 100 vjetorit

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti , sot  mori pjesë në aktivitete që u zhvilluan në Tiranë , në kuadër të festimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë, i ftuar  nga kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha.

Ai ishte i pranishëm edhe në vendosjen e monumentit të shqiponjës, ku morën pjesë edhe kryetar komunash nga të gjitha trevat shqiptare, qytetarë, dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. 

Mexhiti do të vazhdoj qëndrimin e tij në Tiranë për të marrë pjesë edhe në  aktivitetet tjera të datës 26-27, nëntor  si: Filarmonia Rinore, Panairi “Blej produkte shqiptare”, Përurimi i shtatores së Adem Jasharit, Festa te Parku Rinia etj. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button