Rrobat e ngushta vetëm në tepihun e kuq

Brooklyn Decker është njëra nga fytyrat më të preferuara të Hollivudit këtë vit. Bashkëshortja 25-vjeçare e tenistit Andy Roddick, e cila ishte bërë e famshme si modele për ‘Sports Illustrated’, është në rrugë shumë të mirë deri tek një karrierë e suksesshme filmike.

Këtë vit ajo ka prezantuar dy filma ‘Battleship’ dhe “What to Expect When You’re Expecting”, është bërë mysafire e rregull e tepihëve të kuq.

“Kur përgatitem për një ngjarje të veçantë, bashkëpunoj me Annie Ladino, stilisten të cilën e kam njohur derisa punoja si modele. I dërgoj foto të kreacioneve të cilat dua t’i huazoj nga dizajnerët, i përcjell me kujdes revytë, ndërsa ajo nga këto me kujdes zgjedh kostumin për mua. Ajo më njeh mjaft gjatë për ta ditur se në çka dukem dhe ndjehem mirë”, ka rrëfyer ajo për sekretin e dukjes së saj të bukur.

Por Brooklyn thotë se stili i saj në të vërtetë është mashkullor.

“Në tepihun e kuq gjithmonë jam e rregulluat, por në kohën e lirë vishem si një djalë. I pëlqej detajet ushtarake, ndërsa më së shumti i pëlqej rrobat në të cilat ndjehem rehatshëm. Asnjëherë nuk mund të mësohem me kombinimet femërore që propozojnë stilistët”, thotë bukuroshja.

Por ajo që biondina preferon të vesh kur është në qendër të vëmendjes dhe para dritës së reflektorëve, janë rrobat e puthitura për trupi, të cilat nxjerrin në pah vijat e saj të trupit në mënyrën më të mirë.

“Kur jam në tepihun e kuq, më pëlqen të veshi rroba që puthiten për trupi, sepse dua që vijat e trupit të dalin sa më mirë në pah. Sidomos i pëlqej kreacionet me ngjyrë të kuqe, sepse në to dukem më shumë seksi dhe më tërheqëse. Por edhe ngjyra e bardhë është ideale, pasi edhe në to trupi duket më bukur”, është shprehur në fund bukuroshja australiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button