Kajro zgjohet me protesta

Mbështetësit e opozitës në Egjipt u grumbulluan për të dytën ditë radhazi në sheshet dhe rrugët e Kajros për të protestuar kundër dekretit të presidentit Mohamed Morsi që shfuqizon të gjitha autoritetet e tjera, përfshirë këtu atë gjyqësor nga aftësia për të rrëzuar vendimet e tij. 

Opozita bëri thirrje për vazhdimin e protestave në mbrojtje të revolucionit që rrëzoi regjimin e presidentit Hosni Mubarak që sipas saj me dekretin e fundit është në hapat e para të vendosjes së një regjimit të ngjashëm me atë të rrëzuar muajt e parë të vitit të kaluar.

Protestuesit hodhën gurë dhe sende të tjera të forta ndaj forcave të sigurisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Mediat ndërkombëtare raportojnë për dhjetra të lënduar si nga protestuesit ashtu dhe nga forcat e sigurisë.

Grumbullimet e para të njerëzve nisën të premten në sheshin simbol Tahrir ku u vendosën tenda për të vijuar protestën e pandërprerë për një javë rresht. Por, sic raporton BBC policia ka ndërhyrë me forcë në orët e natës duke shpërndarë protestuesit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button