100 vjetori, Shkupi frymon shqip

Shkupi që nga ekzistimi i tij e deri tani kur festohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është okupuar disa herë. Sot kur festohen 1 shekull Pavarësi, me krenari mund të themi se Shkupi frymon shqip, e kjo është rezultat i pas konfliktit të vitit 2001, thotë historiani Skender Hasani.

 ‘Përpjekjet e shqiptarëve këtyre 100 viteve që ti mbijetojnë projekteve të ndryshme sllave për shpërngulje, dhunë sistematike i mbijetuan. Dhe për fat të mirë pas luftës së 2001-shit, shqiptarët arritën ti rikthejnë disa pozicione dhe të vulosin shqiptarësinë e Shkupit, e them këtë nga disa fakte për shkaqe për shkak vënies së monumentin të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, emërimin e rrugëve për të parën herë në kryeqendrën e Dardanisë dhe vilajetit të Kosovës dhe së fundi vënien e monumentit të Hasan Prishtinës në qendër të Shkupit’ tha Hasani.

Elementet në fjalë janë të parat të cilat gjatë historisë e bënë Shkupin të frymojë shqip në gjitha aspektet tha më tej, Hasani.

“Këto janë elementet të cilat për së pari herë gjatë historisë Shkupi po frymon shqip në aspektin institucional për shkak okupimeve të ndryshme që nga themelimi i saj në shekullin 4 para erës sonë, deri në vitin 2001 shqiptarët nuk kanë pasur mundës të qeverisin me Shkupin dhe nuk e kanë institucionalizuar jetën e tyre në Shkup dhe për fat të mirë pas vitin 2001 shqiptarët e institucionalizojnë jetën e tyre politike historike dhe të jetësojnë amanetin e dëshmorëve që Shkupi të frymon shqip dhe të vuloset një herë e përgjithmonë shqiptarësia e Shkupit por këtu nuk duhet ndalemi duhet të punojmë ende më shumë që institucionet shkencore dhe selite e partive politike shqiptare apo jeta politike të përqendrohet në Shkup’ tha Hasani.

Synim i shqiptarëve sipas Hasanit është që  Shkupi të jetë qendër politike administrative dhe shkencore e shqiptarëve në Maqedoni por kjo do të shembulloj edhe në trojet etnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button