Nga nesër, edhe Lezha në gjendje të jashtëzakonshme nga tërmeti

Qeveria do të përfshijë  nesër edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore, njofton Ora News.

Lajmin e dha vetë kryeministri teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa.

Nga ana tjetër Rama përsëriti lutjen për durim.

“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup!Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o i’a dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!”

Më herët qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe qytetin e Laçit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button