Liderët e BE-së dhanë lamtumirën

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kanë dhënë lamtumirën duke dorëzuar detyrat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Tusk detyrën e tij ia dorëzoi ish-kryeministrit spanjoll, Charles Michel, gjatë një ceremonie të zhvilluar në ndërtesën e Këshillit të BE-së.

Michel dhe Tusk pasi u përqafuan “në mënyrë të sinqertë” uruan njëri tjetrin për suksese të mëtejshme.

Ndërsa Juncker, para se të dorëzonte detyrën tek Ursula von der Leyen u adresuan në konferencën e fundit të tij për media.

“Nuk do t‘i falenderoj gazetarët, sepse nuk e shoh të drejtë një marrëdhënie të tillë mes gazetarëve dhe politikbërësve. Gazetarët nuk janë miqtë tanë, nuk janë as skllevër”, ishin fjalët e Juncker të cilat shkaktuan të qeshura në sallë.

Juncker përfundoi fjalën e tij duke u shprehur “po e përfundoj konferencën për media sepse më ka marrë uria”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button