Qytetarët e revoltuar, paguajnë fatura shtesë për ngrohje qendrore

Ngrohja qendrore në Shkup është edhe një problem tjetër mbi supet e qytetarëve të Shkupit.

 Përveç atyre të cilët janë të kyçur në rrjetin e Sh.A “Toplifikacija” të cilët paguajnë çmime të larta, qytetarët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive , janë të obliguar që edhe ata të cilët nuk janë të kyçur të paguajnë një shumë e cila bën 14% të shumës së plotë të cilën e paguajnë ata që shfrytëzojnë ngrohjen qendrore,për shkak lidhësve vertikal të ngrohjes që kalojnë nëpër apartamentet e tyre.

Nga Sh.A.“Toplifikacija” drejtori i financave Meto Stojçev , për Portalb tha se ata vetëm zbatojnë atë të cilën Komisioni  Rregullator i Energjetikës e përcakton.

 “Komisioni Rregullator i energjetikës ka marrë vendim që të gjitha apartamentet e shkyçura nga ngrohja, të paguajnë  14% e asaj të cilët e paguajnë të kyçurit , dhe ne këtë e zbatojmë. Ka iniciativa nga shoqatat qytetare të cilët janë ankuar në Gjykatën Kushtetuese që të bie poshtë ky rregull dhe nëse bie,ne do veprojmë ashtu si do të përcaktohet. Ne nuk kemi faj”.

Nga ana tjetër qytetarët e revoltuar shprehën indinjatën e tyre duke thënë se janë të shpërfillur kur është fjala për ankesat e tyre.

“U revoltuam shumë kur e pamë llogarinë që na detyronte të paguajmë shumën prej 307 denarë. Edhe më shumë na revolton fakti se nëse ankohemi në instancat gjyqësore jemi të vetëdijshëm se nuk merremi parasysh, u prononcua një banor I revoltuar nga lagjja Shkup Veri për Portalb.

Në lidhje me akuzat e qytetarëve ndaj SH.A. “Toplifikacija” Stojçev,u shpreh se qytetarët nuk janë të informuar në lidhje me këtë çështje dhe për atë shkak ankesat i drejtojnë tek ne.

Nga ana tjetër, Komisioni Rregullator i Energjetikës nuk dhanë përgjigje pasi që i kontaktuam.

Sidoqoftë, qytetarët prapë duhen të paguajnë çmime të larta si për ngrohje,rrymë elektrike, derivate të naftës e kështu me radhë, dhe nuk dinë se ku të ankohen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button