Gruevski në Tiranë, takohet me Berishën

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Kryeministrit Berisha, në kuadër të 100 – vjetorit të Pavarësisë.

Rreth orës 09.30, Kryeministri Gruevski u prit nga Kryeministri Berisha në mjediset e Kryeministrisë dhe pas ceremonialit zyrtar të pritjes, dy homologët pritet të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet me bisedimet mes dy delegacioneve. 

Në përfundim të bisedimeve, në prani të dy kryeministrave, do të nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase; Marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht. 

Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Gruevski do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-Maqedoni. 

Forumi do të përshëndet nga dy kryeministrat Berisha dhe Gruevski. Axhenda zyrtare e zotit Gruevski përfshin edhe takime me Presidentin e Republikës dhe Kryetaren e Parlamentit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button