Afrikanët kërkojnë Ligj për ofendim, ta mbrojnë presidentin nga fyerjet

Partia komuniste jugafrikane (SACP) këtë javë bëri ftesë publike për futjen në përdorim të ligjit me të cilin kryetari i vendit do të mbrohet nga “ofendimet”. Ftesa, nga njëri prej shtabeve të tij provinciale, paraqiste përgjigje ndaj pakënaqësisë gjithnjë e më të madhe të publikut në lidhje me shumën prej 17 milionë funtave, para të tatimpaguesve të harxhuara për ndërtimin plotësues të pronës private të kryetarit aktual, Xhejkob Zuma.

Ministri për arsim të lartë dhe sekretar gjeneral i SACP-së, dr. Blejd Nzimande gjoja e ka përkrahur ftesën nga KwaZulu Natal SACP, por më vonë deklaroi se fton për debat ?ublik për këtë çështje.

Dy hulumtime janë në vijim e sipër rreth shumës për “ndërtimet shtesë për siguri” në rezidencën private të Zuma-s në Nkandla në pjesën rurale KwaZulu Natal, e cila është shumë më e lartë se sa shuma që është përdorur për rezidencat e kryetarëve të mëparshëm.

Javën e kaluar (15 nëntor) në parlament Zuma insistonte për atë se “çdo ndërtesë dhe çdo dhomë që përdoret në atë rezidencë e kemi ndërtuar vetë”. Si përgjigje ndaj kësaj, Lindive Mazibuko, lideri i opozitës zyrtare Aleanca demokratike, theksoi se ndërtimet plotësuese nuk janë të kufizuara vetëm me “sigurinë”, por aty bëjnë  pjesë 31 ndërtesa të reja, lifte me bunker nëntokësor, sisteme për klimatizim, qendër për vizitorë, gjimnaz dhe dhoma mysafirësh. Thuhet se gjoja në rezidencë janë përfshirë “banjoja e tij dhe e saj”.

Për shkak se shuma marramendëse u bë e njohur në mbledhjen parlamentare që u mbajt në maj të këtij vit, gazetarët hulumtues kërkuan informata plotësuese duke e shfrytëzuar Ligjin për mbrojtjen e qasjes deri te informatat. Mirëpo, ministria për punë publike, refuzoi t’i sigurojë informatat, duke u thirrur në Ligjin për ndërtesa qeveritare, që e bën joligjore distribuimin e informatave për vendet që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale. Ministria për punë publike poashtu filloi hetim që ta gjejë personin i cili e shpalosi informatën për mediumet, me qëllim që ta ndjekë penalisht.

SACP konsideron se çështjet për ndërtimet plotësuese në Nkandla, duke i përfshirë edhe pyetjet e udhëheqëses së Aleancës demokratike Helen Zile, e cila e udhëhoqi vizitën tek prona, e dëmtojnë dinjitetine kryetarit Zuma. Nëpërmjet një kërcënimi të fshehtë, SACP thoshte se pyetjet e tilla do ta dëmtojnë “procesin e pajtimit të ndërtuar dhe të negociuar me kujdes dhe për fat të keq, do të mund ta hudhnin vendin tonë në një humnerë me ndarje racore dhe tensione”.

Ligje për ofendim që “i mbrojnë” kryetarët nga kritikat ka në Francë, Spanjë dhe në vendet e Amerikës Jugore dhe Afrikës./metamorfozis

Lajme të ngjashme

Back to top button