Ky vit, viti më vdekjeprurës për gazetarët në botë

Instituti Ndërkombëtar i Gazetarisë, me seli në Vjenë, ka bërë të ditur se këtë vit kanë humbur jetën 119 gazetarë në detyrë. 

Kjo është shifra më e lartë qysh nga viti 1997, kur Instituti ka filluar të bëjë regjistrimet.

Siria ka qenë vendi më vdekjeprurës për gazetarët më 2012, me 36 të vrarë, raporton agjencia amerikane e lajmeve AP.

“Këto të dhëna flasin për tendenca alarmante, pasi gazetarët janë vënë në shënjestër me qëllim të parandalimit të përhapjes së informacionit”, thuhet në deklaratën e Institutit Ndërkombëtar të Gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button