BMW projekton modelin X4

Pas modeleve ekzistuese X5 dhe X6, kompania gjermane e “BMW”-së, po përgatitet të nxjerrë në treg edhe serinë X4. Sipas shefit të “BMW-së”, Norbert Reithofer, X4 do të prodhohet duke u bazuar në modelin X3.

Kjo do të thotë që X4 do të huazojë nga modeli X3 sistemin e tërheqjes, përkatësisht agregatët me turbombushës me 240, përkatësisht 300 KF, me vëllim dy përkatësisht tri litra.
Modeli X4 do të jetë i pajisur edhe shumë novacione nga sistemi për kursimin e karburanteve, të cilat vijnë nën shenjën “Efficient Dynamics”.

BMW X4 me dimensionet e tij do të jetë gati identik me modelin X3, por sipas disa burimeve ai do të jetë pak më i ultë se ai ndërsa makina do të dale në treg në vitin 2014. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button