100 vjetori, 150 persona nisin punën për tortën e Pavarësisë (FOTO)

Ka nisur të marrë jetë torta e Pavarësisë e cila është një dhuratë që një grup pastiçierësh, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, u bëjnë qytetarëve në këtë 100 vjetor të Pavarësisë.

Torta ka nisur të bëhet dhe duke nisur nga dita e sotme e në vijim, do të përgatiten çdo ditë rreth 1200 pandispanja, për t’u vendosur më pas tek TKOB.

Pastiçierët sqarojnë se janë 150 persona të angazhuar në përgatitjen e kësaj torte.

“Për përbërësit e tortës është dashur jo pak mundim dhe punë por përbërësit e saj, kryesisht në këto momente janë mielli, veza, sheqeri etj, ku përkatësisht me kilogramë apo litra janë: 2379 kg miell, 38064 kokrra vezë, janë rreth 1770 kg sheqer, 20 kg vanilje, 500 kg shegë’, shprehen pastiçierët. 

 Siç raporton noa.al torta është e ndërtuar me disa shtresa. Shtresa e parë do të fillojë me pandispanjën dhe do të laget me sherbet, me shijen e rrushit, më pas do të hidhet kremi i pastiçerisë, më pas do të mbulohet sërish me pandispanjë dhe shurupin e rrushit sërish, do të mbulohet me krem pastiçerie, me glase dhe me shegë.  Torta do të ketë edhe simbolet e flamurit shqiptar kuq e zi, shega ka ngjyrën e kuqe por përmban edhe simbolin e vet, si simboli i rilindjes dhe bashkimit. Do të rrethohet me gjethe ulliri që është simboli i mirësisë, paqes. Torta e Pavarësisë do u dedikohet të gjithë shqiptarëve.

Nga ana e pastiçiervëe thuhet se kjo është torta më e gjatë që kanë bërë ndonjëherë.

 Sqarohet se është menduar edhe për shpërndarjen e tortës. Do të jenë rreth 50 punonjës, të cilët do të bëjnë shpërndarjen e saj tek qytetarët. Paraprakisht, të gjithë institucionet  përgjegjëse; Instituti i Higjienës, AKU, dhe AMK janë marrë dhe po vijojnë të merren me higjienizimin e ambientit ku po bëhet torta por edhe me hapësirën përpara TKOB, ku do të vendoset ajo.

     

Lajme të ngjashme

Back to top button