Siri, 40 mijë viktima për 20 muaj

Ka shkuar mbi 40 mijë të vdekur bilanci i viktimave të konfliktit në Siri, që nisi 20 muaj më parë. Lajmin e bën të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, që saktëson se civilët e vrarë janë 28 mijë e 26.

Rebelët sirianë kanë marrë në ditët e fundit nën kontroll qytetin Majadin, në provincën lindore Deir Ezor, duke siguruar tërësisht një zonë të rëndësishme përgjatë kufirit me Irakun, bën të ditur Observatori.

“Zona shtrihet përgjatë kufirit iraken deri në Deir Ezor dhe është më kryesorja e rajonit të Sirisë që i është marrë tërësisht trupave ushtarake qeveritare”, ka deklaruar presidenti i OJQ-së, Ragmi Abdel Rahman.

Në fillim të javës ishte organizata humanitare
Siria
Britania njeh opozitën siriane
Siri, 200 mijë fëmijë në rrezik për jetën
Siri, rrëzohet helikopteri qeveritar
“Save the Children” që paralajmëroi se deri në 200 mijë fëmijë refugjatë janë në rrezik serioz për shkak të temperaturave të ulta që po godasin Sirinë me afrimin e dimrit.

Rreth 500 mijë sirianë janë zhvendosur në qendra të refugjatëve në Turqi, Jordani dhe Liban. Megjithatë, më shumë se dy milionë të tjerë mbeten të zhvendosur brenda Sirisë, shpesh në kushte të mjerueshme dhe pa akses ndaj nevojave bazë, ndërsa luftimet midis forcave qeveritare dhe kryengritësve po intensifikohen.

”Save the Children” tha se shumë prej fëmijëve tashmë nuk kanë një strehë mbi kokë dhe pa veshje të përshtatshme, shumë prej tyre mund të mos t’i mbijetojnë dimrit. Si rrjedhojë, në një apel gjatë së hënës, organizata bëri një thirrje urgjente për sigurimin e fondeve, për t’i ardhur në ndihmë më të prekurve.

Lajme të ngjashme

Back to top button